Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pasi Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë kryeministrit të vendit, Albin Kurti në cilësinë e dëshmitarit.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka ironizuar me prokurorin duke thënë se fushata fillon në janar, përcjell Arbresh.info
“Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon ne janar”, tha Bislimi.
Ndryshe, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu njoftoi se përmes ftesës së Prokurorisë Speciale, po tentohet të ndihkohet në zgjedhjet e 2025-tës.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka thënë Kryeziu./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Prokuroria Speciale thërret për intervistim kryeministrin Kurti
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...