I dyshuari për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson ka dalë dje (10 dhjetor) para gjykatës ku është njohur me akuzat dhe vendimin për ekstradimin e tij nga Pensilvania në Neë York.
Pak para se të dilte në seancë, Thompson bërtiti para kamerave duke e konsideruar arrestimin e tij si fyerje për inteligjencën e popullit amerikan.
“Kjo është krejtësisht jashtë kontaktit dhe një fyerje për inteligjencën e popullit amerikan”, tha ai.
Gjatë seancës dëgjimore, Luigi Mangione iu mohua lirimi me kusht, që do të thotë se ai do të kthehet në paraburgim në institucionin korrektues shtetëror Huntingdon të Pensilvanisë.
Kathy Hochul, guvernatorja e Nju Jorkut, ka bërë me dije se do të nënshkruajë kërkesën e prokurorit të qarkut të Manhattan për një urdhër guvernator për të detyruar ekstradimin e Thompsonit.
Avokati mbrojtës i 26-vjeçarit, Thomas Dickey, tha jashtë gjykatës se do të kundërshtonte burgosjen e klientit të tij, ndërsa shtoi se klienti i tij do të deklarohet i pafajshëm për akuzat me të cilat përballet në Pensilvani .
Gjykatësi i dha atij 14 ditë kohë për të kundërshtuar masën e paraburgimit.
Të hënën në mbrëmje, Mangione u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, falsifikim dhe tre akuza për armë nga prokurorët në Nju Jork , pas akuzës së tij në gjykatën e qarkut Blair në Altoona, Pensilvani, ku ai përballet me akuza të veçanta për mbajtjen e një arme pa licencë. falsifikim, duke u identifikuar në mënyrë të rreme pranë autoriteteve dhe posedim të “instrumenteve të krimit”.
/rtsh.al/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...