Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur me thikë disa qytetarë dhe ka dëmtuar një veturë.
Tutje, bëhet e ditur se 43-vjeçari ishte i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.
“Shtetasi G.D lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët. Ai ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal. Menjëherë pas kallëzimeve të marra është arrestuar 43-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë”.
“Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...