Kasafortat e Bankës Qendrore të Sirisë mbetën të paprekura nga grabitësit gjatë trazirave që pasuan rrëzimin të Bashar al-Assad, kur rebelët sirianë morën Damaskun pa hasur në rezistencë. Ndërkohë lideri Assad dyshohet se është arratisur në Rusi.
Bassel Hamawi, kreu i Dhomave të Tregtisë të Damaskut, tha se grabitësit kishin vjedhur disa para, por kasaforta kryesore mbeti e paprekur.
Banka Qendrore nuk ka raportuar të dhëna mbi rezervat për më shumë se një dekadë dhe nuk është e qartë sa para ka në dispozicion.
Dy burime të tjera konfirmuan se grabitësit nuk depërtuan në kasafortën kryesore. Rezervat e Bankës Qendrore, përfshirë arin, ishin të ruajtura dhe guvernatori i bankës, Issam Hazima, ishte ende në punë.
Pas dorëzimit të forcave të regjimit, punonjësit u kthyen në punë dhe shprehën shpresë për një fillim të ri. / abcnews.al
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...