Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se është rritur numri i arsimit dual në shkollat tona profesionale.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sivjet arsimi dual po gjen zbatim në 12 profile, 25 shkolla nga 15 komuna me 1607 nxënës, përcjell Arbresh.info.
“Jemi në vitin e tretë të jetësimit të arsimit dual në shkollat tona profesionale. E filluam me katër profile, në katër shkolla nga tre komuna dhe 107 nxënës. Sivjet, ai po gjen zbatim në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1607 nxënës”, shkroi Kurti.
“E vetmja gjë më e rëndësishme se arsimi dhe ekonomia, është ndërlidhja e këtyre. Këtë po e bëjmë përmes arsimit dual siç e kemi premtuar, siç e kemi synuar”, tha Kurti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...