Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka mirëpritur sot ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, për një takim lamtumirës.
Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar Jusufin për vizitën dhe i shprehu mirënjohje për punën e saj në misionin diplomatik në Kosovë, që i ka shërbyer forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.
Po ashtu, ata diskutuan rreth të arriturave të bëra deri tani dhe vlerësuan se ato janë të shumta dhe i kanë shërbyer më së miri përafrimit gjithnjë e më të madh, që përbën interes të përbashkët për vendet dhe qytetarët tanë.
Ndërkaq, ambasadorja e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...