E cilësuar si sëmundja e shekullit të kaluar, HIV/AIDS vijon ende të shënojë raste të reja për çdo vit, megjithë sensibilizimin dhe fushatat e herëpashershme që janë bërë.
Në Elbasan, autoritetet e shëndetit publik njoftojnë se gjatë këtij viti janë regjistruar 9 raste të reja me HIV/AIDS, ndërsa apelojnë për testime të vazhdueshme për ta kapur në fazat e para këtë sëmundje, shkruan A2.
Ndërsa fushatat e sensibilizimit po vijojnë kryesisht në shkolla, ku përveç marrëdhënieve intime të pambrojtura, kjo sëmundje po transmetohet edhe nëpërmjet shiringave tek personat që përdorin lëndë narkotike me injeksione.
Përveç personave të rritur, në Elbasan janë shënuar edhe pesë raste te minorenët, të cilët e kanë transmetuar këtë sëmundje nga nëna. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...