Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur nga shembja e një pallati pas një shpërthimi në Holandë, ka thënë kryebashkiaku i Hagës.
Shpërthim në një ndërtesë në Hagë, 20 persona nën rrënoja, mes tyre fëmijë
Nuk ishte e qartë se sa njerëz mund të jenë të zhdukur pas katastrofës në Mariahoeve, tha Jan van Zanen.
Banorët thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe britma para agimit dhe një grua u tha mediave lokale se mendonte se kishte pasur një tërmet, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Një pjesë e një kompleksi apartamentesh është shembur dhe është përfshirë nga zjarri.
Katër persona u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët, duke shtuar se mund të ketë ende persona tjerë të bllokuar.
Një person i tha transmetuesit NOS se dëgjuan një fëmijë duke bërë thirrje për ndihmë teksa ndërtesa digjej.
Pamjet e skenës treguan se një zonë, që përfshin pesë apartamente, ishte bërë hi dhe rrënoja.
Autoritetet holandeze kanë vendosur në vendngjarje një ekip të specializuar të kërkim-shpëtimit urban, së bashku me katër qen të trajnuar për të gjetur viktima.
Shkaku i katastrofës është i paqartë, por policia tha se po kërkon një makinë që shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Kryeministri holandez Dick Schoof tha se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale.
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...