La Liga ka caktuar datën për ndeshjen e shtyrë të xhiros së 12-të të kampionatit spanjoll ndërmjet Valencias dhe Real Madridit.
Ndeshja ishte menduar të luhej më 2 nëntor në Mestalla, por nuk ndodhi për shkak të përmbytjeve në qytet.
Ndeshja do të zhvillohet më 2 janar, e cila praktikisht do të hapë vitin 2025 në futbollin spanjoll.
Takimi fillon në orën 21:00. Kjo do të thotë se muaji i parë i vitit do të jetë shumë i ngarkuar për “mbretërit”.
Nëse Real Madrid kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës dhe në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit, Los Blancos do të luajë gjithsej nëntë ndeshje në janar – tre në La Liga, dy në Ligën e Kampionëve, dy në Super Kupë dhe dy në Copa del Rey.
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...