Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se do të shpërndahen 100 bursa për nxënës që vijojnë mësimin në drejtime deficitare dhe drejtime teknike.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci shkroi se nga këto bursa do të përfitojnë 40 vajza dhe 60 nxënës ndërsa vlera e bursës është 50 euro në muaj apo 500 euro për një vit shkollor, përcjell Arbresh.info.
“Edhe këtë vit po mbështesim me bursa vajzat që ndjekin mësim në drejtime teknike dhe nxënës që ndjekin mësim në drejtime deficitare, në shkolla profesionale. 40 vajza në drejtime teknike; 60 nxënës që vijojnë mësimin në drejtime deficitare; Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, ka shkruar Nagavci.
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...