Ka përfunduar protesta e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të cilët kërkuan rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekuran Murati si dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci se po mbajnë qëndrime armiqësore ndaj sindikatave dhe SBASHK-ut.
“Qeveria Kurti dhe në këtë rast ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasje të gabuar dhe me qëndrimin deri armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave. U munduan ta shuajnë SBASHK-un që të heshtin zërin e punëtorëve arsimorë dhe të mos dëgjohen kërkesat e tyre legjitime, por SBASHK-u nuk shuhet dot sepse është unitet i kalitur nëpër vite e dekada, bazuar në respektin dhe besimin e anëtarësisë ndaj udhëheqësve e veprimtarëve sindikale”, tha ai.
Po ashtu, Jasharaj i ka reaguar deklaratës së Nagavcit e cila kishte thënë se protesta e SBASHK-ut ka të bëjë me fushatë.
“SBASHK-u nuk është në zgjedhje, ne nuk do të kërkojmë votën e popullit për parlament. Në jemi zëri i anëtarësisë dhe kur do që kërkojnë ata ne do të hyjmë në grevë të përgjithshme. Nagavci duhet t’i lë fjalët dhe të punoj”, ka thënë Jasharaj.
Kujtojmë se rreth 500 punëtor të Arsimit kanë marr pjesë në protestën e thirrur nga SBASHK-u e cila nisi nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, për të vazhduar pastaj tek Ministria e Arsimit e më pas për të përfunduar tek Qeveria e Kosovës.
Protesta e SBASHK-ut ka përfunduar e qetë./Arbresh.info
Hoxhaj: Irani, një forcë e errët kundër rendit ndërkombëtar
Loredana Zefi ngjall dyshime për shtatzëni – në pritje të fë...
Zhduket jahti nga vendi ku ishte ankoruar në Durrës, pas den...
Trump: A e përmendi vërtet Medvedevi fjalën nukleare, nëse k...
“Heroi i padukshëm i kazanit”, rrëfimi i punëtorit të KEK: S...
Zyrtare: Florian Haxha kalon te klubi polak Motor Lublin