Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka thënë se kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik veror 2025.
Me anë të një postimi në Facebook, Kumbaro ka thënë se sezoni turistik bregdetar 2025 vjen me ndryshimet ligjore që parashikojnë dyfishim të hapësirave të plazheve publike.
“Po përgatitemi për sezonin turistik 2025, Vazhdojnë të jenë hapura aplikimet në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për të gjitha subjektet që disponojnë struktura akomoduese pranë bregdetit. Sezoni turistik bregdetar 2025 vjen me ndryshimet ligjore që parashikojnë dyfishim të hapësirave të plazheve publike si dhe shtrirjen në gjithë territorin, prandaj vetëm strukturat hoteliere të certifikuara si të tilla do të mund të menaxhojne stacione private të plazheve”, ka shkruar Kumbaro./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?