Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se tani që ka më shumë sovranitet dhe integritet territorial në veri, po ndodhin aksione terroriste atje.
“Pikërisht pse ka shumë më tepër sovranitet, integritet territorial, ligjshmëri, kushtetshmëri në veri, ka më shumë aksione terroriste tash”, u shpreh ai para deputetëve.
Shefi i qeverisë tutje në seancën plenare të Kuvendit, tha se dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, dhe se siç shprehet ai atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste.
“Dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste. Dikur i kanë pasur 4 ndërtesa kryesore, në katër komuna të stacioneve të policisë”.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...