Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në komunat Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas, do të ketë sërish reduktime nga ora 16:00 e deri në ora 20:00.
Në njoftimin e ujësjellësit për shkak të intervenimeve inxhinierike mbrëmë në kanalin e Ibër Lepencit për të parandaluar rrjedhjet e ujit, nga pamundësia që të marrim sasi të mjaftueshme të ujit nga kanali, shkruan Arbresh.info.
“Shpresojmë që situata të stabilizohet shpejtë!”, thuhet në njoftim.
Këto komuna ishin përballur me reduktime të ujit edhe të shtunën si pasojë e shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit që ndodhi në orët e vona të së premtes.
Furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët ishte bërë nga cisternat./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën