Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka anuluar vizitën e tij në Vjenë të Austrisë për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit.
Hamza ka thënë se e din se edhe bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne.
Ai ka falënderuar për mirëkuptim.
“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme. E di se bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne, siç jam i sigurt që do të takohemi së shpejti në ditë më të mira për qytetarët tanë, mërgatën dhe Kosovën. Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, shkroi Hamza në Facebook./Arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu