Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, gjenerali Oleksandr Sirsky, urdhëroi dërgimin e trupave dhe pajisjeve shtesë në dy pjesët më kritike të frontit në Ukrainën Lindore.
Forcat ukrainase që veprojnë në frontet e Pokrovsk dhe Kurahovo do të përforcohen me rezerva, municione, armë dhe pajisje ushtarake, tha gjenerali Oleksandr Sirski.
Kohët e fundit, gjenerali Sirski ishte në front në pjesët më kritike të fushës së betejës rreth Pokrovsko dhe Kurahovo, gjë që e bindi për situatën reale në terren.
“Qëllimi kryesor është komunikimi personal me komandantët të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftë për të zgjidhur çështjet problematike dhe për të ofruar ndihmë gjithëpërfshirëse”, tha Sirski.
Si rezultat i kësaj pune u morën të gjitha vendimet e nevojshme për përforcimin e reparteve tashmë në terren me rezerva, municion shtesë, armatime dhe pajisje ushtarake.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...