Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të enjte, 28 nëntor një fjalim me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Deklaratën Berisha e bëri gjatë një lidhjeje me Skype, me një takim të organizuar në Vlorë me tematikë, “Në kërkim të Simboleve”.
Berisha uroi shqiptarët për Ditën e Pavarësisë dhe shtoi s epas 112 vitesh të lirë, shqiptarët kanë st në krye një kryeministër që zbaton politikat e Çubrilloviçit për dëdimin e shqiptarëve.
“Natyrisht kjo histori nuk mund të përsëritet kurrë në këtë formë, por e vërteta është se njëlloj si ata që u prinë ushtrive serbe në atë kohë, sot në Tiranë qeveris një shqipfolës, që zbaton në këtë vend pas 112 vitesh pavarësi, zbaton pikë për pikë politikën Çubrilloviçit dhe ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, më shumë shqiptarë se çdo pushtim tjetër deri sot.
Vendin e pasurive më përrallore, më mahnitëse e shndërroi në vendin e kanabisit, vendin e drogës”, tha Berisha./telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...