Një këmbësore është goditur për vdekje ditën e mërkurë në Klinë.
Policia njofton se viktima u godit nga një veturë, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin femër kosovare. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal Pejë ka ndërruar jetë, vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info/
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë