Një protestë për sigurinë në shkolla është zhvilluar pasditen e sotme edhe në qytetin e Elbasanit, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Ndryshe nga kryeqyteti ku sensibilizimi pas ngjarjes së rëndë ka qenë maksimal, me disa protesta radhazi para Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrja në organizimin e Elbasanit ka qenë tejet minimale, ku më pak se 20 persona kanë dalë në shesh.
Disa adoleshentë pjesëmarrës në protestë mbajnë në duar pankarta me foton e të ndjerit Martin Cani, ndërsa marshimi ka qenë paqësor.
Mësues dhe prindër që morën pjesë thanë se gjithçka nis nga familja, ndaj sensibilizimi duhet të jetë maksimal pas vrasjes së 14-vjeçarit./A2CNN/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...