Dy granata dore janë hedhur të martën mbrëma në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan.
Lidhur me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se është një akt terrorist i izoluar.
Ministri bëri të ditur se FSK është e gatshme për tu ballafaquar me çdo kërcënim dhe rrezik që i paraqitet vendit tonë.
“Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, ka thënë Maqedonci.
Maqedonci ka shtuar se përfshirja e FSK-së në katër komunat veriore bëhet pas një koordimimi paraprak me KFOR-in./telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...