Real Madridi nesër luan sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Një sfidë mjaft e vëshitrë kjo duke marrë parasysh mungesat që ka Real Madridi. Së fundmi i dëmtuar ka mbetur edhe Vinicius Junior, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë mungesë ka folur edhe mesfushori, Jude Bellingham.
“Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndohet. Ai është paksa i mërzitur që nuk do të luaj, por është përgjegjësia jonë si lojtar për të bërë një hap para në mungesë të tij”, tha fillimisht ai.
Më tej ai ka folur për marrëdhëniet e tij me Ancelottin si dhe zërat që qarkulluan për një nënshkrim të tij me Liverpoolin para se të bëhej pjesë e Los Blancos.
“Une flas me Ancelottin çdo ditë, ne kemi një marrëdhenie të mirë. Unë kam bërë sakrifica njësoj si lojtarët e tjerë, si Cama dhe Valverde”.
“Nuk kam nënshkruar për Liverpool? Nuk ishte aq afër siç e kanë portretizuar në media. Kur Real Madridi troket në derë, e dridh të gjithë shtëpinë”, u shpreh Jude.
Bellingham është rikthyer në formë pasi nuk nisi mirë sezonin e ri. Ai në dy ndeshjet e fundit në La Liga ka realizuar dy gola për Real Madridin./Arbresh.info
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...