Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, zhvilluan sot një takim me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Cahit Irican, dhe ekipin e tij.
Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe forcës paqeruajtëse në fushën e sigurisë publike, shkruan Arbresh.info.
Nura falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin e mirë me institucionet komunale dhe theksoi gatishmërinë për të vazhduar këtë partneritet edhe në të ardhmen, gjithmonë në interes të qytetarëve të Skenderajt.
“Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në komunë, e cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme. Takimi shënoi një tjetër hap drejt forcimit të marrëdhënieve mes institucioneve lokale dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë”, njofton Komuna e Skenderajt./Arbresh.info/
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...
Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbat...