Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni, pasi që ka arritur t’i grumbullojë paratë për t’ia blerë banesën familjes së Teuta Krasniqit në Pejë, sot ka vazhduar aktivitetin e tij humanitar.
Ai ka sqaruar për Telegrafin se sot (e martë) i kanë ndihmuar 10 familje më produkte ushqimore.
.jpg)
“Sot i kemi ndihmuar 10 familje në nevojë më produkte ushqimore, vlera e të cilave shkon 1.500 euro. Secilës familje i janë dhënë produkte në vlerë prej 150 euro, e që konsiderojmë se janë të mjaftueshme për t’u ushqyer për një muaj”, ka theksuar Hyseni.
.jpg)
Ai ka theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në Pejë i ka përzgjedhur emrat e këtyre familjeve (ata posedojnë listat me emrat e familjeve skamnore), gjendja e të cilave është e mjerueshme.
.jpg)
“Sinqerisht e them nuk kam besuar se në Pejë ka familje që jetojnë në aso kushte. Në njërën anë jam i gëzuar që aktiviteti po merr çdo ditë e më shumë mbështetje prej njerëzve të vullnetit të mirë; humanitar e bamirës, por në anën tjetër jam dëshpëruar me ato se çfarë kam parë më sytë e mijë. Jam tronditur. Por, po premtoj se aktiviteti nuk do të ndalet. Mbështetjen e qytetarëve e kemi, të cilët janë lajmëruar pandërprerë për t’u solidarizuar me rastet që po i prezantojmë ne. Bashkëkombësit tanë në diasporë vazhdimisht më telefonojnë duke më thënë se e kam mbështetjen e tyre, duke më inkurajuar që të vazhdoj më tutje. Me lejen e Zotit, në këtë aktivitet, nuk do të ndalem deri në frymën time të fundit”, ka thënë Hyseni.
.jpg)
Ai ka theksuar se “mund ta paramendoni ju nëna, baballarë, vëllezër dhe motra, se sa e vështirë është jeta e këtyre familjeve, e që në 90 për qind të rasteve këtyre u mungonte njëri prind. Paramendojeni se sa e vështirë është që një nënë t’i shikojë në sy fëmijët e saj dhe në anën tjetër nuk ka mundësi që t’ua sigurojë as gjërat elementare”.
.jpg)
Familjet që u ndihmuan sot janë:
1. Familja Krasniqi (4 anëtarëshe)
2. Familja Shala (10 anëtarëshe)
3. Familja Raci (4 anëtarëshe)
4. Familja Tahiraj (7 anëtarëshe)
5. Familja Noshaj (6 anëtarëshe)
6. Familja Sejdiu (6 anëtarëshe)
7. Familja Krasniqi (7 anëtarëshe)
8. Familja Rakla (6 anëtarëshe)
9. Familja Zymberi (5 anëtarëshe)
10. Familja Maraj (5 anëtarëshe).
.jpg)
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...