Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka takuar sot në Tiranë ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Shala dhe Kumbaro shtruan nevojën e intensifikimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore në funksion të shkëmbit dhe të promovimit sa me të gjithanshëm të vlerave të përbashkëta kulturore ndërnacionale.
Gjithashtu mes ministrit Shala dhe ministres Kumbaro u bisedua për kalendarin e përbashkët kulturor, i cili, ashtu sikurse viteve tjera, do të realizohet edhe sivjet.
Shala dhe Kumbaro vlerësuan se kalendari i përbashkët kulturor po ndikon në dinamizmin e jetës kulturore ndërnacional dhe si i tillë ka për qëllim njohjen, afrimin dhe promovimin sa më të gjithanshëm dhe sa me cilësor të kulturës shqiptare.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...