Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçak.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë në të gjitha fushat, si dhe për fokusimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, për zhvillim ekonomik dhe për fuqizimin e institucioneve demokratike.
Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në proceset evropiane, duke theksuar edhe nevojën e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë mbetur të vetmit qytetarë të rajonit që nuk e ka gëzojnë këtë të drejtë elementare.
“Ne tashmë kemi përmbushur kriteret dhe rekomandimet dhe presim që Bashkimi Evropian të marr vendim për rekomandimin e datës për liberalizimin e vizave, që do të hapte perspektivë për qytetarët e Kosovës, do të mundësonte lëvizjen e lirë të tyre si dhe do të mundësonte dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se integrimet evropia ne janë alternativa e vetme perspektive për Kosovën.
Gjatë takimit, Mustafa, po ashtu, ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Sllovakinë, duke vlerësuar përkrahjen e Sllovakisë në proceset integruese të Kosovës.
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçak, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe përkushtimin për avancimin e proceseve evropiane dhe zhvillimin e mëtejshëm.
Zëvendëskryeministri Lajçak, po ashtu, shprehu përkrahjen e Sllovakisë për proceset integruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...