Vendimi i gjykatës penale ndërkombëtare për të lëshuar urdhërarreste për liderët izraelitë për luftën në Gaza është mirëpritur nga palestinezët si një moment historik në luftën e tyre dhjetëvjeçare për të sfiduar pushtimin izraelit përmes institucioneve ndërkombëtare.
Njoftimi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për urdhërarrestin ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka shkaktuar tronditje në sistemin juridik ndërkombëtar, shkruan The Guardian.
Si hera e parë që zyrtarët e një shteti demokratik janë akuzuar për krime lufte, ai shihet gjerësisht si veprimi më domethënës i ndërmarrë nga gjykata që kur u krijua në fund të shekullit.
“Nuk kishim iluzione se sa e vështirë do të ishte kjo rrugë. Çdo hap që çonte në këtë moment ishte i vështirë, por Palestina qëndroi në rrugën e duhur”, tha Ammar Hijazi, i cili drejton delegacionin e Autoritetit Palestinez në Hagë.
Diana Buttu, një avokate e të drejtave të njeriut dhe ish-negociatore palestineze për paqen, tha: “Ditët në vazhdim për Palestinën nuk janë të mira. Në të njëjtën kohë, Izraeli do të luftojë për të hequr njollën e këtyre urdhërarresteve. Kur vende si Kanada dhe Holanda thonë se do të zbatojnë vendimin e gjykatës, kjo vë në pikëpyetje shitjet e armëve dhe nivelin e mbështetjes politike për Izraelin”.
Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, njoftoi në maj se zyra e tij do të kërkonte urdhërarreste për dy izraelitët, si dhe liderët e Hamasit Ismail Haniyeh, Yahya Sinwar dhe Mohammed Deif, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike