Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në Ndërtesën e Qeverisë një delegacion të përbërë nga profesorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Nepali, Sri Lanka, Bangladeshi, India dhe Maldivet.
Ai njoftoi ata mbi zhvillimet e fundit në vend, karakteristikat që e veçojnë Republikën e Kosovës dhe shoqërinë e saj, politikat dhe orientimin e qartë Euro-Atlantik dhe rezultatet e qeverisjes në ekonomi, reforma institucionale dhe demokraci. Kryeministri Kurti veçoi suksesin e masave të punësimit, rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, investimet në arsim dhe bujqësi, përmirësimin në sundimin e ligjit, dhe stabilitetin institucional, të cilin ai e cilësoi se infrastrukturë politike për rritje ekonomike dhe progres demokratik që ka shënuar vendi ynë në këto gati katër vjet. Ai tha se Kosova është shembull se dinjiteti njerëzor, të drejtat e njeriut, pluralizmi politik dhe sundimi i ligjit përputhen dhe mundësojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti iu përgjigj pyetjeve të ndryshme nga pjesëmarrësit, teksa bashkë diskutuan edhe rreth mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave të vendeve të tyre dhe të Kosovës në fushën e bujqësisë, edukimit, energjisë dhe infrastrukturës.
Duke u dëshiruar qëndrim të mbarë e takime të frytshme në Kosovë, kryeministri i falënderoi të pranishmit për vizitën, diskutimin dhe interesimin për vendin tonë./Arbresh.info





Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...