Trajneri i Liverpool, Arne Slot, është pranë barazimit të një tjetër rekordi në Premier League.
Slot tashmë ka thyer një rekord duke fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e para në Premier League, diçka që asnjë trajner tjetër nuk e ka arritur më parë. Këtë fundjavë, ai ka mundësinë të arrijë një tjetër sukses historik.
Nëse Liverpool mposht Southampton, trajneri holandez do të bëhet vetëm i treti në historinë e futbollit anglez që fiton dhjetë nga dymbëdhjetë ndeshjet e para të sezonit në kategorinë elitare.
Deri më tani, këtë rekord e kanë arritur vetëm Guus Hiddink (maj 2009) dhe Carlo Ancelotti (nëntor 2009), të dy me skuadrën e Chelseas./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...