Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka zbuluar se ishte në prag të bashkimit me Manchester United në vitin 2012.
Lewandowski kujtoi një telefonatë nga legjenda Sir Alex Ferguson gjatë para-sezonit me Borussia Dortmund.
“Më kujtohet ajo bisedë me Sir Alex Ferguson, ishte në vitin 2012 dhe vendosa të bashkohem me Manchester United”, ka thënë fillimisht Lewandowski.
Sulmuesi polak shpjegoi se ishte nervoz gjatë të folurit me Ferguson, veçanërisht duke pasur parasysh aftësitë e tij të kufizuara në anglisht në atë kohë.
“E dija se do të më telefononte, sigurisht, e dija se çfarë duhet t’i thosha, e dini? Unë dua të bashkohem te Manchester United, po”, përfundoi polaku.
“Më kujtohet biseda me presidentin e Dortmundit. Ai tha se ata kishin nevojë për mua. Ata nuk do të më shesin te Manchester United, sepse unë jam shumë i rëndësishëm për ta dhe nuk është koha perfekte tani”.
“Pra, po. Unë thashë po për t’iu bashkuar Manchester Unitedit sepse nëse Sir Alex Ferguson ju thërret, ju nuk mund të thoni jo. Sidomos kur isha 22 ose 23 vjeç”.
“Unë isha duke luajtur për Dortmundin. Isha i lumtur, por Manchester United është si kulmi i Manchester United, e dini”, përfundoi polaku.
Në fund të fundit, lëvizja nuk u realizua dhe Lewandowski vazhdoi të kishte një karrierë të suksesshme me Dortmundin, Bayern Munich dhe Barcelonën. /Telegrafi/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...