Policia e Kosovës ka patrulluar në rajonin e Mitrovicës së veriut, ku në fokus kishte sigurinë e trafikut rrugor, patrullon edhe me vetura inteligjente
Policia njofton se ky aktivitet është në kuadër të rregullta në ofrimin e sigurisë në trafik, identifikimin e kundërvajtësve si dhe parandalimin e aksidenteve.
“Policia, në kuadër të aktiviteteve të rregullta në ofrimin e sigurisë në trafik, identifikimin e kundërvajtësve si dhe parandalimin e aksidenteve, ka ndërmarrë veprime policore ndër të cilat edhe përdorimin e automjeteve inteligjente, të cilat ndihmojnë në identifikimin më të lehtë të kundërvajtësve. Automjetet inteligjente mundësojnë që edhe gjatë patrullimit-lëvizjes, përveç tejkalimit të shpejtësisë, të identifikojnë edhe kundërvajtje të tjera të ndryshme”, bën të ditur njoftimi nga policia.
Tutje thuhet se njësitë policore në katër komunat veriore janë përkujdesur në lirimin e hapësirave publike (rrugë dhe trotuare) nga parkingjet e parregullta, me qëllim mundësimin e lirë dhe të papenguar të automjeteve dhe këmbësorëve.
“Gjithashtu Policia është përkujdesur në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë pranë shkollave, me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë në vazhdimësi rregullat në trafik”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Arbresh.info/



Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...