Lidhja Demokratike e Kosovës, ka disa ditë që e ka nisur parafushatën zgjedhore.
Në degën e LDK-së në Llap, duket se ka pasur disa pakënaqësi nga figura si Agim Veliu, i cili dikur drejtonte këtë degë, përpos që drejtonte edhe Komunën për disa mandate.
E ky hidhërim ka shkaktuar paksa telashe tek organizimi i brendshëm atje.
Pikërisht për këtë shkak ka folur anëtarja e këtij subjekti në Podujevë, Fatlume Jaha.
Jaha u shpreh e bindur se LDK-ja do të kthehet si parti e parë në bastionin e dikurshëm që tash udhëhiqet nga Vetëvendosje.
Ajo në Edicionin Special në Klan Kosova tha se dega e LDK-së atje është unike.
“Ne konsiderojmë që fillimisht ta rikthejmë Llapin si partia e parë më 9 shkurt e pastaj edhe në zgjedhjet lokale që po ashtu do të mbahen në vitin 2025”, tha Jaha në Klan Kosova.
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...