Nesër me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.
Sipas njoftimit takimi do të mbahet duke filluar nga ora 09:00, kati 0 te salla P-38 në Ndërtesën e Qeverisë, shkruan Arbresh.info.
“Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Në njoftimin për media thuhet se takimi do të shërbejë për të diskutuar në pika të përgjithshme për çështjet më me rëndësi drejt jetësimit të të drejtave të fëmijëve në përputhje me kornizën ligjore, bashkëbisedim me fëmijë, si dhe të pajtohemi për veprimet që duhet adresuar më me prioritet në vitin 2025./Arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1