Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nis konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025. Mbështetur në informacione nga burime zyrtare, bëhet e ditur se kreu i shtetit, nga nesër (e mërkurë) do të nis takimet me partitë politike parlamentare, në funksion të shpalljes së dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Të mërkurën, Begaj do të presë në zyrën e tij kryetarët e Partisë Republikane (PR), Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK). Ndërsa të enjten, konsultimet do të vijojnë me përfaqësues të Partisë së Lirisë (PL).
Takimet me përfaqësuesit e dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD), do të zhvillohen të hënën, më 2 dhjetor./rtsh.al
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos