Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar sot letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj në vendin tonë.
Begaj priti sot në Presidencë Ambasadorin e Republikës së Perusë, Javier Arciniega Calderon, Ambasadorin e Republikës së Koresë, Juseong Lim dhe Ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, Zaina Benhabouche.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve.
Me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis vendeve.
Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare./rtsh.al/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos