Një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me dy bashkëmoshatarë të tij, pak metra larg ambienteve të shkollës “Fan Noli”.
Sipas informacioneve paraprake, policia bën me dije se 14-vjeçari humbi jetën nga dëmtimet e marra gjatë konfliktit, ndërsa një prej bashkëmoshatarëve të tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar në spital njërin nga autorët e dyshuar.
“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Walker: Nuk pata frikë nga kërcënimet, misioni im ishte të t...
Kurti në Reçak: Krimet e Serbisë nuk mund të fshihen
Pacolli: Reçaku mbetet plagë e hapur në ndërgjegjen njerëzor...
Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: Spekulimet e opo...
Basha: Masakra e Reçakut nxori në pah fytyrën fashiste të Se...
27 vjet nga Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi që nuk hesht k...