PC Gamer publikoi një listë me 200 fjalëkalimet më të përdorura në një përpjekje për t’ju bërë të kaloni në një fjalëkalim më të vështirë, para se të jetë tepër vonë.
Çfarëdo që të bëni, mos e përdorni fjalëkalimin “123456”.
Ky ndodh të jetë fjalëkalimi më i popullarizuar për llogaritë personale dhe të korporatave.
Por, është edhe fjalëkalimi më i lehtë për hakerat sipas NordPass dhe ishte fjalëkalimi kryesor i përdorur në 2020, 2022 dhe 2024, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas NordPass, çdo hakeri i duhet më pak se një sekondë të kuptojë nëse fjalëkalimi juaj është “123456”.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar sugjeron bashkimin e tre fjalëve të rastësishme dhe thotë se kjo do të krijojë një fjalëkalim mjaft të mirë.
Sigurohuni që ato janë në të vërtetë tre fjalë të rastësishme, përndryshe fjalëkalimi mund të thyhet lehtë. /Telegrafi/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...