Nga e hënë do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kalendar përveç të hënës, është paraprak që të mbahen seanca është të martën, të mërkurën dhe të enjten.
Është raportuar se Sokol Dobruna dhe Halil Qadraku do të jenë dy dëshmitarët e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar drejtë Hagës.
Në këtë proces gjyqësore deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 dëshmitarë. Nga lista që ka tani, Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’i thirrur që të dëshmojnë fizikisht në sallën e gjyqit në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur. Gjykimi ndaj tyre ka filluar në prill të vitit 2023.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga ZPS-ja për vrasje, torturë e trajtim mizor në periudhën mes viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...