Komuna e Prishtinës ka vendosur pllakën përkujtimore të dëshmorit Ismet Krasniqi, i rënë në demonstratat e vitit 1989 në Prishtinë. Me këtë rast u vlerësua vepra dhe sakrifica e tij për liri.
Ndryshe Ismet Sahit Krasniqi lindi më 16 nëntor të vitit 1959 në Grashticë të Malësisë së Gallapit të Komunës së Prishtinës.

Më 27 mars 1989 Ismeti ishte në krye të organizimit të një demonstrate, me ç’rast duke qëndruar në rend të parë, në një “dyluftim” me forcat e atëhershme jugosllave, të cilat ishin të armatosura bie heroikisht në fushën e nderit afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë./rtk
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...