Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka lansuar platformën e parë elektronike në Kosovë dhe rajon për aplikimin online të lejeve ndërtimore.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, prezantoi këtë risi si pjesë të digjitalizimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale.
“Suhareka është e para që po implementon këtë platformë moderne, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe të qasshëm për qytetarët,” tha Muharremaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kjo iniciativë synon të lehtësojë procesin e pajisjes me leje ndërtimi, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.
Përmes kësaj platforme, qytetarët e Suharekës mund të aplikojnë dhe ndjekin statusin e lejeve ndërtimore online, kësisoj duke shmangur procedurat burokratike tradicionale./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...