Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për nivelet shkollore 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e qytetit.
Drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, ka theksuar se ky vendim është marrë pas konsultimeve me prindër, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës, të cilët kanë shprehur shqetësime se përdorimi i këtyre doracakëve mund të dëmtonte vlerat e familjes tradicionale kosovare.
Tahiraj ka deklaruar se “doracakët, në formën e tanishme, nuk do të përdoren në asnjë institucion arsimor të Komunës së Vushtrrisë deri në revidimin e plotë të tyre”./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...