Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë të ditur se nga nesër do të merr vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat në këtë komunë.
Këtë vendim e kanë marr edhe Komuna e Prishtinës, Skenderajt dhe Fushë Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Haliti tha se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit dhe siç potencon ai, mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm.
“Ky vendim do të merret pasi kemi shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm”, tha Haliti.
“Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona”, tha Haliti./Arbresh.info
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...