Kosova nesër e luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij viti duke u përballur me Rumaninë në Bukuresht.
Një ndeshje shumë e vështirë për “Dardanët”, që do të jenë me disa mungesa kryesore, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj thotë se ata janë gati të japin maksimumin e tyre për nesër.
“Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë këtë javë. Kualiteti ka qenë shumë i lartë. Besoj se jemi gati, e dimë se çfarë atmosfere na pret, por ne jemi profesionalë të gjithë, jemi qind për qind për ndeshjen kundër Rumanisë”, ka thënë Rexhbeçaj, në konferencën për media para ndeshjes.
“Unë jam gati dhe nuk frikësohem. Dua të bëhem lojtar i madh për Kosovën. Dua ta ndihmoj ekipin për të fituar. Kemi fituar vetëbesim pas fitoreve të fundit”, ka thënë mesfushori i Augsburgut.
Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë