Kombëtarja e Kosovës nesër luan sfidën më të rëndësishme të kësaj faze në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë.
Para kësaj ndeshje në konferencë doli trajneri gjerman, Franco Foda, shkruan Arbersh.info.
Ai theksoi se do të ketë ndryshime taktike në këtë ndeshje të cilat vijnë si pasojë e mungesave.
“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarët, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi”, ka thënë fillimisht ai.
Më tej, 57-vjeçari tha se nëse duan vendin e parë duhet të fitojnë.
“Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresiv, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta kemi sa më shpejt. Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, theksoi gjermani.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve starton nga ora 20:45./Arbresh.info
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu