Japonia ka dhuruar pajisje mjekësore për Spitalin e Gjilanit dhe të Prizrenit.
Ambasada e Japonisë në Kosovë njofton se sot ka mbajtur ceremoninë e dorëzimit të “Projektit për Sigurimin e Pajisjeve Mjekësore për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit” dhe “Projektit për Sigurimin e Pajisjeve të Fizioterapisë për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, transmeton Arbresh.info.
Vlera e projektit për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit kap vlerën e mbi 44 mijë euro ndërsa për projektin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, shuma e pajisjeve të dhuruara është mbi 45 mijë euro.
“Projekti për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve mjekësore të ofruara përmes ofrimit të një aparati endoskopi dhe aksesorëve të nevojshëm. Përfituesit e pritshëm janë rreth 1200 pacientë në vit. Vlera totale e projektit është gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e dhjetë euro (66,710 euro)”, thuhet në njoftim.
“Projekti për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve mjekësore të ofruara përmes ofrimit të kompletit të pajisjeve të fizioterapisë siç janë pajisjet e terapisë me ultratinguj. Përfituesit e pritshëm janë rreth 3000 pacientë në vit. Vlera totale e projektit është dyzet e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër euro (45,264 euro)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
“Gjatë ceremonive të dorëzimit, z. Yamanaka theksoi se kujdesi shëndetësor është një nga fushat kryesore të ndihmës zhvillimore të Japonisë për Kosovën për t’iu përgjigjur nevojave themelore por thelbësore të njerëzve në jetën e tyre të përditshme. Ai pohoi se Ambasada e Japonisë do të vazhdojë të punojë së bashku me homologët vendas për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e dy kombeve tona”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...