Qeveria italiane i qëndron operacionit në Shqipëri dhe kërkon të ndryshojë gjyqtarët që vendosin për vlefshmërinë e ndalimit të emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjadrit.
Sipas asaj që lexojmë në mediat italiane kjo çështje nuk do të jetë më në dorën e magjistratëve të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, të cilët tani kanë liruar 19 azilkërkuesit, por në Gjykatën e Apelit në përbërje monokratike, raporton A2cnn.
Risia përmbahet në një ndryshim në dekretin e flukseve të paraqitura të martën vonë në mbrëmje nga relatorja Sara Kelany (FdI).
Deri tani ka qenë seksioni i emigracionit në gjykatën e kryeqytetit që ka shprehur mendimin e tij për vleftësimin e ndalimeve të urdhëruara nga Kuestura.
Magjistratë që janë ekspertë të temës dhe që sipas zërave kritikë të mazhorancës kanë një orientim paragjykues në favor të emigrantëve, duke kundërshtuar kështu strategjinë e ashpër të qeverisë. Një pengesë që nuk mund të kapërcehet, siç e pamë edhe me dështimin e dy transfertave të para.
Karta e re e vënë në tryezë është amendamenti i Kelany që në dekretin e flukseve modifikon ligjin 46 të 2017 duke e zhvendosur juridiksionin mbi vlefshmërinë e paraburgimeve në Gjykatën e Apelit Romë nga gjyqtari Giuseppe Meliadò. Kundër vendimit të Gjykatës lejohet ankim në Gjykatën e Lartë të Kasacionit
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...