Qeveria e Kosovës në mledhjen e 230-të ka miratuar kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, theksoi se këto prona do të përdoren për ndërtimin e objekteve të Komunës, QKMF-së dhe tregut të gjelbër.
“MAPL konform mandatit të saj propozon kërkesën e parashtruar nga Komuna e Shtimës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për pronat Agjencionit Pyjor në realizimin e projekteve për ndërtimin e objektit të komunës, të tregut të gjelbër dhe ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së. Pronat e kërkuara nga Komuna e Shtimes janë të menaxhuara nga Agjencioni Pyjor i Kosovë”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...