Kryetarja e Komisionit për Integrim, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, duke komentuar miratimin e buxhetit për vitin 2025 nga Qeveria e Kosovës, tha se është hera në Kosovë që nuk merret parasysh asnjë amendament i opozitës.
Krasniqi tha se ky është buxhet “i stagnimit e i degradimit”.
“Për herë të parë, në Republikën e Kosovës, nuk është marrë parasysh asnjëherë për katër vite, asnjë amendament i opozitës, për herë të parë ndodh kjo. Ky buxhet është buxhet i stagnimit, i degradimit sepse e keni parë tash e katër vite që këta i kanë harru qytetarët e Republikës së Kosovës dhe tani normalisht që është fushatë zgjedhore dhe po mundohen përmes moshave të ndryshme me u mundu prapë me fitu besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi në ATV.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar