Komuna e Deçanit ka nisur një projekt për rritjen e sigurisë kundër zjarrit në institucionet publike, në kuadër të kontratës “Furnizimi dhe mirëmbajtja e aparateve për shuarjen e zjarrit”.
Projekti, i realizuar nga Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, përkatësisht Sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfshin servisimin dhe mirëmbajtjen e aparateve ekzistuese kundër zjarrit si dhe furnizimin me pajisje të reja për të gjithë sektorët publikë të komunës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, komuna njoftoi se është bërë furnizimi me 47 aparate të reja për mbrojtje nga zjarri.
“Deri me tani është bërë servisimi periodik i 266 aparateve për mbrojtje nga zjarri si dhe furnizimi me 47 aparate të reja. Afati i kësaj kontrate është për dy vite, ku gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë me servisim, mirëmbajtje dhe furnizim me pajisje”, kanë shkruar ndër të tjera Komuna e Deçanit në postim.
Aparatet e vendosura ne institucione publike në Deçan/ Foto nga Komuna Deçanit, facebook
Ky projekt i jep prioritet njësitit të zjarrfikësve, objekteve publike dhe institucioneve shkollore, duke siguruar që të gjitha këto objekte të jenë të pajisura me masat e nevojshme për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...