Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë së hënës në Ferizaj, ku katër persona u therën me thikë nga 59-vjeçari E.S, i cili është arrestuar nga policia.
Motivi i kësaj ngjarje ende nuk dihet.
Dy nga viktimat ishin vajza të mitura.
Lidhur me rastin është deklaruar familjari i tyre.
Ai përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur se vajzat u therën para derës së shtëpisë së tij.
“Ky person më pas vazhdon dhe ther pak metra më larg edhe një person tjeter (mashkull rreth moshes 30 vjeç), gjithashtu sipas informaciove që kam marrë një tjeter therje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit. Pra, 4 therrje dhe ende nuk dihet motivi i saj. E vetmja gjë që mund t’iu informojë
mometalisht që njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi pas sherbimeve spitalore, ndërsa vajza tjeter dhe personi mashkull i moshës rreth të 30-ta janë duke u trajtuar në Prishtinë pasi gjendja e tyre është e rëndë”, shkroi ai në Facebook.
M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...