Viktima 10-vjeçare e therrjes së katërfishtë në Ferizaj është në gjendje stabile. Ndërkaq një pacient tjetër nga tre të transferuarit në QKUK ka gjasa që do t’i nënshtrohet operimit.
Kështu ka bërë të ditur për RTK-në drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
“Fëmiu 10-vjeçar është në gjendje më të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërkaq më vonë është futur në sallën e operacionit. Gjatë kohës së intervenimit dhe gati para përfundimit, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla.
Ai ka dhënë detaje edhe për dy viktimat e tjera të shtrira në QKUK.
“Për dy rastet e tjera kanë qenë në gjendje stabile. Njëri është trajtuar në gjendjen emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ndërkaq tjetri është në observim në Qendrën Emergjente, ku mund të them se gjendja e tij është duke u keqësuar, ku sipas të gjitha gjasave do të paraqitet nevoja për sallë të operacionit”, ka thënë ai.
LEXO EDHE:
Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre
Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...